×
  • Show Time
  • Show Time

    Biznesmeni shqiptar shfaqet i grimuar në studio, tregon arsyet e forta që e shtynë drejt këtij vendimi

    Reporteri
    11 Shtator 2019 | 20:02

    Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, i cili ka pranuar prirjet e tij seksuale, ka deklaruar se në Shqipëri ka shumë persona që janë gay, por qëndrojnë të fshehur.


    I ftuar pasditen e sotme në emisionin ‘Rudina’, ai ishte grimuar njësoj si në fotot artistike që kishte realizuar kohë më parë.

    Eltoni tregoi se nuk rri i lyer me makijazh në përditshmëri, por vendosi që të shfaqej si një vajzë në mbrojtje të të drejtave të transgjinorëve.

    ‘Punëdhënësit nuk duhet të diskriminojnë punëmarrësit për veshjen e tyre. Në Shqipëri ka diskriminim ekstrem ndaj personave transgjinor’, tha biznesmeni.

    Kujtojmë edhe më herët në emisione të ndryshme, ai ka folur hapur për preferencat e tij seksuale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!