×
  • Show Time
  • Show Time

    Coronavirusi shtyn dhe karnavalet e Rios

    Reporteri
    25 Shtator 2020 | 21:06

    Përveç problemeve shëndetësore dhe ekonomike, coronavirusi vijon të godasë rëndë dhe jetën sociale dhe kulturore.


    Duke qenë se respektimi i protokolleve të sigurisë është mjaft i vështirë në evenimente të mëdha që tërheqin shumë njerëz, shumë koncerte apo rite të përvitshme janë anuluar.

    Kësaj radhe i takon organizatorëve të karnavaleve të Rio-s të shtyjnë për një afat të pacaktuar një nga evenimenteve më të ndjekura në botë, i cili zakonisht mbahet në muajin shkurt.

    Shkollat e sambas ishin lajmëruar më herët se do të ishte shumë i vështirë organizimi i paradës shumëngjyrëshe pa daljen e vaksinës.

    Brazili është një nga vendet më të prekura nga coronavirusi në botë. Që nga nisja e pandemisë mbi 4.5 milionë persona janë infektuar, ndërsa 138 mijë prej tyre kanë humbur jetën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!