×
  • Show Time
  • Show Time

    Dyshohet se ish i dashuri i Alvisës, ia dhuroi Nikut makinën që e përdorte ajo sa ishin bashkë

    Reporteri
    18 Tetor 2021 | 17:25

    Gjesti human i Hysenit i surprizoi të gjithë në “Për’puthen” teksa i dhuroi njërën prej makinave të tij, Nikut.

    Kjo dhuratë erdhi pasi ai dëgjoi historinë e trisht të jetës së tij, që për shkak të një aksidenti ka humbur njërën këmbë.

    Ndërkohë, rrjeti po zien nga thashethemet se në fakt kjo makinë dikur ishte e Alvisës.

    Në “TikTok” po qarkullojnë disa imazhe ku shihet se makinën e kuqe me të njëjtën targë e ka përdorur më herët Alvisa në kohën kur ishin çift, madje ka realizuar dhe një reklamë me të.

    Videoja shtoi dyshimet e ndjekësve se dyshja janë akoma bashkë, një gjë e tillë po përflitet në masë të gjerë nga publiku.

    Ndërkohë, konkurrenti tha në “Prime” se ky gjest i ka ardhur natyrshëm pasi ka dëgjuar historinë e trishtë të Nikut.

    Kujtojmë se Hysen Ramaj bëri bujë të madhe pasi u prezantua si ishi i Alvisës, njërës prej konkurrenteve.

    Që nga hyrja e tij ka pasur shumë aludime në publik, disa besojnë se është lojë, disa mendojnë se janë bashkë, e të tjerë thonë se gjithçka bëhet për audiencë.

    Po ashtu, dhe Ada, e cila kishte para disa ditësh takimin me Hysenin u shpreh tepër skeptike rreth marrëdhënies së Alvisës me të duke nxitur më shumë dyshimet se çifti nuk janë ndarë asnjëherë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!