E ulët: Valon Maloku me fjalë banale ofendon konkurenten e “It’s my Love”

Moderatori Valon Maloku e ka ofenduar njërën nga konkurrentet e emisionit të tij.

Në një video që është bërë virale, konkurrentja dëgjohet tek thotë se “kryt tupan ma kanë ba”, derisa Maloku i ia kthen “qetash gu**ën e ta rrehi fort tupanin”.

52 vjeçarit i kthehet konkurrentja me fjalët “kadale Valon, mos më qit t’i ashtu poshtë mu”, derisa konkurrentët tjerë shihen duke qeshur.

Veprimi i Malokut ndaj konkurrentes ndodhi në emisionin “It’s my Love”, emision ky i cili shpesh është kritikuar për gjuhën banale.

Valon Maloku që tash moderon emisionin “It’s my Love”, versioni vulgar i “Përputhen” më heret ka qenë aktiv edhe në politikë.

Ai ka qenë edhe kandidat i LDK-së për deputet, por nuk ka arritur që të marrë votat e duhura për tu bërë pjesë e Parlamentit të Kosovës.