×
  • Show Time
  • Show Time

    Edhe në mbrëmjen e dedikuar të dashuruarve, Loredana kapet mat me reperin e njohur

    Reporteri
    16 Shkurt 2020 | 17:19

    Ndërkohë që Mozzik vazhdon të prodhojë hite, Loredana po përflitet për një tjetër lidhje dhe bëhet fjalë për një romancë me reperin e famshëm në Gjermani, Zuna.


    Prej disa javësh kanë qarkulluar disa thashetheme dhe mbrëmjen e djeshme dyshimet janë shtuar akoma më shumë.

    Në Gjermani është rihapur një klub nate, i cili mbrëmë kishte si tematikë “Lovers Night” ( Nata e të dashuruarve) dhe Loredana ishte e ftuara speciale për të performuar. “Prive.al” ka zbuluar se reperja ishte gjithë kohës e shoqëruar nga Zuna, gjatë qëndrimit në zonën VIP. Dyshja kanë qëndruar në të njëjtën tavolinë dhe kanë shijuar atmosferën e të dashuruarve.

    Po ashtu vetë reperi ka publikuar një foto në Instastory duke provuar se mbrëmjen e djeshme është ndodhur në të njëjtin lokal me Loredanën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!