×
  • Show Time
  • Show Time

    Gënjeu për t’i shpëtuar burgut: Fjolla Morina nuk është shtatzënë, mjeku arratiset në Kosovë

    Reporteri
    22 Shtator 2020 | 14:09

    E “braktisur” nga familja dhe fansat, Fjolla Morina mëngjesin e kësaj të marte zbriti pa pranga nga furgoni i policisë, ndryshe nga dy djemtë që u arrestuan me të në makinë, të cilët ishin të prangosur. Me syze dielli, maskë në fytyrë si masë kundër COVID-19, flokët e kapur gërshetë dhe një fustan të gjatë, Morina u paraqit në Gjykatën e Kukësit.


    Sipas mediave të Shqipërisë këngëtarja gënjeu për t’i shpëtuar burgut, Fjolla Morina nuk është shtatzënë.

    Rezultati ka ardhur pas rikontrollit të dytë që iu bë në maternitetin e Kukësit.

    Mësohet se mjeku i parë që i ka nxjerrë këngëtares Fjolla Morina një raport fals se është shtatzënë, është arratisur në Kosovë. Analiza e parë është bërë në Kukës, teksa mësohet se ai është larguar drejt Kosovës. Ndaj tij rëndon akuza për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!