Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, kujdeset që të duket bukur në thuajse në çdo paraqitje të saj.
Ajo është shpesh aktive në rrjetet sociale, ku ndan me fansat fotografi të ndryshme nga përditshmëria apo aktivitetet muzikore.
Ndërkohë, Genta është shumë e kujdesshme edhe ndaj trupit, duke ndjekur me rregull ushtrimet në palestër për të qenë gjithmonë sa më fit.
Në një fotografi të publikuar pak javë më parë në rrjetin social Instagram nga trajneri i saj, Gen Zeqiraj, këngëtarja Ismajli nuk është dukur në formën më të mirë për sa i përket fytyrës.
Teksa tregonte linjat e lakmueshme trupore, jo e njëjta ka ndodhur edhe me fytyrën e saj, ku mesa duket nga lodhja dhe paraqitja pa makijazh, Genta nuk është dukur me sharmin që e karakterizon zakonisht.
Me këtë paraqitje, ajo dallonte shumë nga fotografitë që publikon në rrjetet sociale, ku shquhet për paraqitje të kuruara deri në detaje.
Këngëtarja nga Gjilani e cila është në lidhje me biznesmenin turk Huseyin Usta, ka paralajmëruar fansat se shumë shpejt do të sjellë një projekt të ri muzikor – e që bëhet fjalë për një bashkëpunim me reperin Fero.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.