Kanye West në lidhje dashurie me ish të dashurën e Cristiano Ronaldos

Në media rozë është përfolur se pas ndarjes nga Kim Kardashian, reperi Kanye West ka nisur një romancë me ish të dashurën e futbollistit portugez, Cristiano Ronaldo.


Kanye West aktualisht ëshë në mes të një divorci nga gruaja e tij, Kim Kardashian, me të cilën ka qenë që 6 vite në lidhje.

Ndërsa, reperi 43-vjeçar thuhet se ka nisur lidhje romantike me modelen ruse, Irina Shayk, 35-vjeçe.

“Kanye West tani është në fshehtësi në lidhje me Irina Shayk apo nënën e foshnjës së Bradley Cooper”.

Figura anonime që qëndron pas faqës së Instagram-it “DeuxMoi” u përgjigj duke thënë: “Pasi ta shikoj më tej këtë, nuk e di nëse “lidhje” është fjala e duhur, por ndoshta ka një interes atje”.

Por, një tjetër person këmbënguli se dyshja janë në lidhje.

Megjithëse lidhja mund të duket e rastësishme për disa, Irina dhe Kanye janë të lidhur për më shumë se një dekadë.

Kthehemi më 2010, kur modelja ishte paraqitur në videoklipin e West të frymëzuar nga ‘parajsa’, ku ajo portretizoi një engjëll.

Vetëm dy vjet më vonë, bukuroshja e lindur në Rusi vuri në provë aftësitë e saj të modelimit ndërsa shkëlqeu në pistën për koleksionin e modës West / Fall / Winter në Javën e Modës në Paris.

Një lidhje tjetër midis çiftit ndodhi muajin e kaluar, kur Irina që kishte veshur një këmishë DMX të krijuar nga West në bashkëpunim me Balenciaga.