×
  • Show Time
  • Show Time

    Miss Kosova niset drejt Hollywood-it, kështu do të duket bukuroshja kosovare në eventin madhështor të Miss Universe 2021

    Reporteri
    04 Maj 2021 | 13:53

    Blerta Veseli, vajza që rrëmbeu kurorën e më të bukurës së Kosovës në natën finale të “Miss Universe Albania & Kosovo 2020”, tashmë ka bërë përgatitjet e fundit dhe ka udhëtuar drejt eventit që do mbahet në Hollywood FL të Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 16 maj.


    Prezantuesja e emisionit ‘SHOW TIME’, që është prodhim i Gazetës Online ‘Reporteri.net’, në emisionin e fundit për këtë sezon, ka folur për pjesëmarrjen e saj në këtë garë bukurie.

    Ajo ka thënë se që e vogël e dinte se do të bëhet një ditë Miss, prandaj ka punuar fort që t’i arrijë standardet më të larta të bukurisë, shkruan Reporteri.net.

    Miss Blerta thotë se shpreson që Kosovën do ta përfaqësojë në mënyrën më të mirë të mundshme.

    Të gjitha përgatitjet e bukuroshes kosovare dhe stafit të saj për spektalin madhështor të bukurisë, mund t’i ndiqni në videon e mëposhtme.

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!