×
  • Show Time
  • Show Time

    Moderatorja blen shtëpinë e mashkullit “më seksi në botë”

    Reporteri
    25 Maj 2019 | 22:57

    Moderatorja e njohur Ellen Degeneres ka blerë shtëpinë gjigande të këngëtarit Adam Levine për 45 milionë dollarë.


    Disa burime pranë TMZ konfirmuan se Ellen bleu vilën e tij në Beverly Hills. Shumë shpejt, pritet që moderatorja dhe partnerja e saj, Portia Rossi të shpërngulen në shtëpinë e re.

    Vila është më e madhe se 10,000 metra katror, me dy kuzhina, disa bare, kinema dhe palestër.

    Adam Levine, i cili është këngëtari i grupit Maroon 5 dhe gruaja e tij Behati Prinsloo do të shpërngulen. Nuk dihet ende se ku do të jetë shtëpia e tyre e re.

    Kujtojmë se Adam u shpall “Burri më seksi në botë” në vitin 2013 dhe vijon të mbetet një prej meshkujve më të pëlqyer nga vajzat prej formave trupore, tatuazheve dhe zërit brilant.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!