×
  • Show Time
  • Show Time

    Momenti kur reperi i njohur takon babain e tij për herë të parë pas 23 vitesh

    Reporteri
    27 Prill 2019 | 12:38

    Reperi i njohur amerikan, Offset ka takuar babain e tij pas 23 viteve. Ai nuk e kishte parë të atin që nga mosha katër vjeçare.


    Offset, që është pjesë e labelit Migos, ribashkimin me babin e tij e bëri publik në Instagram ku publikoi një video emocionale, transmeton Indeksonline.

    “Endërra u realizu u takova me babain tim pas 23 vitesh!!!! Dhe unë ende e dua. E kaluara është e kaluar, e tanishmja është gjithçka që duhet mbështetur, në cilën do formë ne nuk jemi të përkryer. Të dua baba, pa marrë parasysh se çfarë.”, kishte shkruar reperi.

    Offset është njëri nga reperët më të suksesshmit në botë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!