×
  • Show Time
  • Show Time

    Një sezon me ‘SHOW TIME’: Kuptojeni tani se a do të ketë emisioni një sezon të dytë

    Reporteri
    04 Maj 2021 | 15:50

    Skemës programore të RTV Dukagjini, që nga data 9 janar 2021, iu shtua edhe një emision i ri.


    Prodhimi i Gazetës Online ‘Reporteri.net’, ‘SHOW TIME’, nën prezantimin e Miss Universe Kosova 2020, Blerta Veseli, sollën të rejat e fundit dhe të pathënat e botës së showbizzit shqiptar.

    Për më shumë se tre muaj, ky emision informoi publikun për jetën e yjeve dhe për gjithçka që sillet rreth tyre, shkruan Reporteri.net.

    E sezoni i parë përfundoi të shtunën e 1 majit.

    Por ‘SHOW TIME’ do të kthehet shumë shpejt me sezonin e dytë, ku do të ketë shumë surpriza për publikun.

    Ndryshe të gjitha përgatitjet e prezantueses së ‘SHOW TIME’ njëherit Miss Universe Kosova 2020, blerta Veseli dhe stafit të saj për spektalin madhështor të bukurisë, Miss Universe 2021 që do mbahet më 16 maj, mund t’i ndiqni në videon e mëposhtme.

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!