Obama i ftuar i George Clooneyt, gjërat nuk shkuan ashtu siç duhej

Vizita e Obamës në vilën e George Clooney dhe Amal hyn në histori dhe në raste të tilla gjithçka duhet të jetë perfekte.


Por, gjërat nuk shkuan ashtu siç pritej dhe për pak desh u shkaktua një “incident diplomatik”.

I gjithë faji ishte i ujit të pishinës, e cila kishte temperaturë të ulët. Sipas “Corriere della Sera” problem u zgjidh me ndërhyrjen urgjente të Dante-s, hidraulikut të qytetit.

Që në fillim fundjava nuk kishte qenë e mbarë si pasojë e motit, por edhe uji i ftohtë në pishinë, ishte e tepërt.

Ndodhinë e tregoi vetë Dante, i cili shpjegoi se kishte një problem me termostatin, por fatmirësisht e kishte zgjidhur shpejt.

Sot u rikthye edhe dielli në vilën e Clooney-t dhe shumë besojnë se aktori i njohur do e çojë ish-presidentin amerikan dhe bashkëshorten e tij, të bëjnë një shëtitje të bukur.

Për të dy çiftet ka qenë relaksuese kjo fundjavë, por edhe me diskutime të rëndësishme. Dikush mendon se për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, Clooney mund të kandidojë për Demokratët, madje duke patur ish-presidentin Obama si sponsonr. Ku i dihet, mbase vendimi mund të dalë pikërisht nga kjo fundjavë.