×
  • Show Time
  • Show Time

    Paris Hillton zbulon se refuzoi ftesën e Joe Biden për dasmën e Britney Spears: Ishte më e rëndësishme për mua

    Reporteri
    01 Korrik 2022 | 22:19

    Paris Hilton ka treguar se është një mike besnike. Në një intervistë që ka dhënë së fundmi, duke folur për dasmën luksoze që mbajti këngëtarja Britney Spears dhe Sam Asghari pak javë më parë, Hilton tha se ishte një ngjarje që nuk mund të mungonte.

    Pasi Chelsea Handler e pyeti Hilton për ditën e dasmës së Spears, ajo shpjegoi se presidenti amerikan Joe Biden i kishte kërkuar asaj që të merrte pjesë në darkën e Samitit të Amerikave, të cilën ajo e refuzoi sepse do të shkonte në dasmën e shoqes së saj.

    “Ishte në të njëjtën natë kur u mbajt dasma e Britney-t dhe unë thashë ‘Jo, nuk do ta humbas atë’. Ata më thanë ‘Ne mund të dërgojmë një helikopter, ju mund të fluturoni mbrapa. Pra në duhej të refuzoja presidentin.”, tha ajo duke thënë se dasma ishte më e rëndësishme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!