×
  • Show Time
  • Show Time

    Pas motrave Kardashian, kamerat do ndjekin në jetën reale Harry-n dhe Meghan-in

    Reporteri
    28 Shtator 2020 | 11:27

    Thuhet se Harry dhe Meghan kanë nënshkruar me Netflix për t`i dhënë të drejtën t`i ndjekë ata me kamera gjatë përditshmërisë së tyre për 3 muaj rresht.


    Çifti po mendon të japë një shembull pozitiv tek njerëzit duke shfaqur veprimtaritë e përditshme bamirëse në të cilat janë angazhuar.

    Kjo marrëveshje (nëse është firmosur vërtet) vjen pas asaj përmes së cilës çifti Harry-Meghan do prodhojë filma dhe dokumentarë që më pas do shfaqen në Netflix. Marrëveshje që thuhet se do t`u sjellë atyre 112 milionë paund.

    Një format i tillë që ndjek personazhet e njohur nëpër shtëpi, punë dhe përditshmëri ishte “Keeping up with the Kardashians”. Një reality show që nuk do të xhirohet më në familjen e famshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!