Pasi u nda nga Mozzik, këngëtarja e famshme e thumbon keq Loredanën

Para disa dite këngëtarja e famshme ka zyrtarizuar ndarjen e saj me të ish bashkëshortin.


Fjala është për Loredana Zefin dhe Mozzik, emra këta që kohëve të fundit janë bërë top lajme për shkak të ndarjes së tyre të papritshme, shkruan Reporteri.net.

Loredana përmes një statusi në llogarinë e saj në Instagram ka deklaruar për fansat e saj dhe tani e tutje ajo është nënë e vetme dhe gjithë përkushtimin do ta vë tek vajza e saj, Hana.

Kujtojmë që para një kohe ndjekësit dhe mediat kanë vërejtur se mardhënia e tyre vetëm se po shkon e po zbehet, por këtyre aludimeve i’u dha fund Loredana vetëm me disa fjalë, duke e pranuar ndarjen nga Mozzik.

Por, jo vetëm kaq, menjëherë pas ndarjes nuk kanë munguar as reagimet e artistëve të tjerë, ku njëra prej tyre është Gjira Kajtazi, e cila përmes një Instastory i ka shoqëruar një shkrim në gjuhën gjermane duke e thumbuar keq Loredanën.

“Loredana më fal, por sa i takon muzikës rap ka vetëm një femër”, thotë ajo duke ju referuar vetes.

Kujtojmë që ky reagim nuk është i pari nga Gjira, e cila thumbon këngëtarët tjerë. Reagimi i mëparshëm ka qenë edhe ndaj Taynes e Rina Balajt.

Ndërsa sa i përket ish çiftit të sapo ndarë, Loredana e Mozzik, para disa dite ish bashkëshortja e këtij të fundit u akuzua për ryshfet parash nga një çift zvicërran.

Çifti që i hudhën poshtë këto paragjykime në koherencë para mediave, u dukën shumë të afërt me njëri-tjetrin, teksa kjo ngjarje ka tronditur fansat e tyre.

Reporteri.net