×
  • Show Time
  • Show Time

    Shkurte Fejza publikon fotot e para nga kanagjegji i Gresës

    Reporteri
    27 Mars 2019 | 19:45

    Gresa Behluli ka vendosur që t’i jep fund beqarisë.


    Pas natës së beqarisë që pati ditë më parë, këngëtarja sot do ta mbajë kanagjegjin.

    Ndërkohë, nëna e saj, këngëtarja jonë e njohur e muzikës popullore, Shkurte Fejza  ka postuar disa imazhe në llogarinë e saj në Instagram.

    Bilbili i këngës shqipe, ka veshur një fustan të gjatë blu në festën e të bijës dhe ka treguar se çdo gjë është gati për natën e sotme.

    Ndryshe, Gresa ka vite që është në lidhje dashurie me personin që e ka mbajtur larg syrit mediatik dhe publikut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!