×
  • Show Time
  • Show Time

    “S’jam afër vdekjes, absolutisht, s’kam qenë asnjëherë”, intervista e Vjosa Berishës për Reporteri.net

    Reporteri
    23 Qershor 2022 | 13:49

    Ditën e sotme (23 qershor 2022), regjisorja Vjosa Berisha ka vdekur në spitalin University College Hospital në Londër.

    Lajmin e bëri të ditur bashkëshorti i saj, Fatos Berisha, derisa shkroi se më vonë do jepen detajet e varrimit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Tre vite më parë, më 2019, Vjosa Berisha ishte e ftuar në rubrikën “11 pyetjet e Reporterit”, prodhim i Gazetës Online Reporteri.net, e që njëra nga pyetjet kishte të bënte edhe me vdekjen.

    “Momenti kur mendoni që keni qenë më afër vdekjes?”, ka qenë njëra nga pyetjet për regjisoren Berisha.

    “Nuk e kam menduar asnjëherë momentin, kam kohë, s’jam afër vdekjes, absolutisht, s’kam qenë asnjëherë”, ishte pergjigja me plot dëshirë për jetën e Vjosa Berishës./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!