×
  • Show Time
  • Show Time

    Tayna thumbon keq Rinën!

    Reporteri
    25 Qershor 2019 | 10:03

    Tashmë është fakt i njohur për të gjithë që konkurrenca midis repereve në tregun shqiptar është e madhe dhe shpesh herë kjo rezulton dhe në “disse” në këngët e tyre.


    Sigurisht që në krye të kësaj konkurence qëndron ajo midis reperve Rina dhe Tayna.

    Të dyja mjaft të suksesshme në fare pak kohë dhe nuk mund të mungojë as mbështetja e artistëve të tjerë ndaj tyre.

    Së fundmi Tayna ka publikuar këngën e saj më të re “Caliente” e cila në vetëm pak ditë numëron mbi 6.2 milion klikime. Por si duket Tayna ka një ‘thumb’, dukshëm për Rinën, e cila së fundmi ka publikuar këngën e saj në bashkëpunim me Adelina Ismajlin.

    Mes teksteve të dyshes, fansat panë disa ngjashmëri dhe për këtë Tayna me postimin e fundit shkruan: “Mos kopjo …” dhe e ka fjalën për këtë tekst.

    Tayna:

    Jena na t’dhezt si latina
    Come come come baby rrina

    Rina:

    Je ka dokesh seksi latina
    M’thirri e tha hajde, hajde rrina

    Epo tani presim si do reagojë Rina për këtë post të Tayna-s.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!