×
  • Show Time
  • Show Time

    Zbulohet arsyeja pse Einxhel dhe Donaldi nuk flasin me njëri-tjetrin që para se të futen në Big Brother VIP

    Reporteri
    26 Janar 2022 | 12:54

    Debate të ashpëra mes Einxhel Shkirës dhe Donald Veshajt janë zhvilluar kohëve të fundit brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

    Ani pse kishin një raport të qetë mes vete, dy banorët kanë ngritur tonet me njëri-tjetrin dy javët e fundit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Madje ka qenë Einxhel ajo e cila ka bërë të ditur se ajo dhe Donaldi jashtë nuk flisnin.

    Tani blogeri Olti Curri ka publikuar një mesazh të një ndjekëse, derisa shpjegon se arsyeja që ata nuk flasin ka të bëjë pikërisht me emisionin “Binjakët”, teksa shpjegon se Einxhel kishte bërë aksident dhe dy vëllezërit nuk i kishte njoftuar dhe këta të fundit kishin realizuar emisionin pa të.

    Madje ka të tjerë që thonë se vëllezërit Veshaj nuk e kanë paguar me rregull moderatoren Einxhel Shkira.

    Kujtojmë se Einxhel dhe Donald, bashkë me Ilirin dhe Beniadën, mbrëmë janë zgjedhur nga publiku si të preferuarit në Big Brother VIP./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!