Arjola, Monika dhe Beatrix teksa po bisedonin me njëra-tjetrën, kujtojnë edhe eleminimin e ditës së nesërme i cili është mes tre banorëve.
Në një moment Beatrix, e cila është edhe në nominim fillon qan pasi ka frikë se nesër mund të largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Këtu Arjola tallet me pjesën se Beatrix mund të largohet nesër nga Big Brother VIP.
Aktorja nga Tropoja në një moment bën skenën e Fifit kur këngëtares i ra të fikët gjatë një spektakli, dhe shtrihet për tokë aty pranë Monikës dhe Beatrixës, derisa thotë se nëse largohet ajo do jetë duke bërë këtë moment.
Kujtojmë se nata kur Fifit i ra të fikët, ishte dhe vendimtare për të, pasi ajo u largua në mëngjesin e ditës së nesërme, pasi u shpreh se gjendja e saj shëndetësore ishte shumë e rëndë dhe e kishte të pamundur të vazhdonte qëndrimin.
Derisa theksojmë se këtë javë në nominim janë tre banorë, Beatrix, Donald dhe Einxhel, nominim ky që erdhi si pasojë i hapjes së kutisë së Pandorës nga banori i ri, Arbëri./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.