Bashkimi dhe Alvisa janë dy ish-konkurrentët që dolën çift nga ky edicion i “Për’puthen”.
Por pas daljes nga programi lidhja e tyre nuk zgjati edhe shumë.
E kurreshtja e fansave për të dy ish-konkurrentët ishte arsyeja që e çoi këtë lidhje drejt ndarjes.
Së fundi Bashkimi ishte i ftuar në emisionin “Kosovë Show”, ku ka zbuluar arsyen kështu duke i dhënë fund një herë e mirë kurreshtjes së të gjithë fansave.
Bashkimi ka zbuluar se aryset e ndarjes ishin disa gjëra të vogla që u bënë të mëdha, ndërsa zbuloi se nuk ka pasur asnjë kontakt me Alvisën pas ndarjes.
“Puna e akuzave… edhe unë i merrja afër zemrës. Puna e ndarjes ka qenë kështu që, kanë qenë gjëra të vogla por që me kalimin e kohës janë bërë pak më të mëdha se sa duhet. Por që më mirë herët se sa vonë, xheloz kam qenë e kam thënë, por ka qenë edhe ajo, domethënë ka qenë e ndërsjellë. Ndoshta unë e kam shprehur më shumë. Nuk kemi më kontakte, kemi biseduar para se ta marrim atë vendim dhe i kam thënë që do ta bëj publike. Pasi u ndamë kam marr shumë komente. Kam preferuar që më mirë mos të kemi kontakte”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.