×
  • Show Time
  • Show Time

    Genc Prelvukaj fillon studimet e doktoraturës

    Reporteri
    01 Shkurt 2020 | 15:25

    Këngëtari Genc Prelvukaj është gati për të shënuar një hap më shumë në rritjen e tij profesionale.


    Ai ka bërë të ditur së fundmi përmes një shkrimi të publikuar në rrejtin social Facebook, se është pranuar në Universitetin Shtetëror të Zagrebit, për studimet e doktoraturës.

    Prelvukaj do ta mbrojë këtë titull në lëminë e historisë, së cilës ia ka dedikuar të gjitha studimet e deritanishme.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    “Nje lajm qe duhet ta ndaj me ju

    Dje kam pranuar letren zyrtare nga Universiteti Shteteror i Zagrebit, Fakulteti i Studimeve Kroate, ne te cilen konfirmohet se jam pranuar ne studimet e Doktoratures, ne lemine e Historise.

    Nje rruge e re, nje detyre e bukur qe i kam vene vetes” (sic).

    Genc Prelvukaj përndryshe është shumë aktiv edhe në muzikë, duke sjellë herë pas here për fansat projekte të shumta muzikore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!