PORTO RICO- Lëshohet një urdhër ndalimi kundër këngëtarit Ricky Martin. Urdhri u nënshkrua të premten e po atë ditë autoritetet vizituan lagjen e këngëtarit në qytetin bregdetar verior të Dorados. Paraprakisht mësohet se ndaj Martin rëndon akuza e dhunës në familje. Megjithatë ende nuk është zyrtare.
“Deri më tani, policia nuk ka qenë në gjendje ta gjejë atë”, raporton Skynews.
Gazeta El Vocero thotë se urdhri flet se Martin dhe partneri ishin në një lidhje për shtatë muaj para se të ndaheshin dy muaj më parë. Raporti citon urdhrin të thotë se paditësi pretendon se Martin nuk e ka pranuar ndarjen dhe është parë pranë shtëpisë së kërkuesit tre herë.
“Kërkuesi ka frikë për sigurinë e tij,”- thuhet në artikull.
Personi që kërkoi urdhrin e ndalimit nuk kontaktoi policinë por shkoi direkt në gjykatë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.