Bukuroshja Agnesa Vuthaj është e shumë komentuar për stilin e saj unik.
Dhe për t’u dukur bukur dhe tërheqëse, modelja e njohur duket se shpenzon mjaft.
Faqja “What they wearin” ka treguar së fundmi përmes një postimi në Instagram, vlerën e një dukje të saj të zakonshme në përditshmëri.
Vetëm çanta e saj “Brikin 40 Fauce Matte Alligator” e markës “Hermes” kap shifrën e 85 mijë e 700 eurove.
https://www.instagram.com/p/B7TQd3_Ah2x/?utm_source=ig_web_copy_link
Ndërkohë që ora e dorës e markës “Rolex” në dorën e saj kushton plot 10 mijë e 300 euro.
Diçka më pak kushton byzylyku i saj i artë me katër diamante, që kap vlerën e 10 mijë e 100 eurove.
Ndryshe, vëmendja tek Agnesa Vuthaj është kthyer serish, pasi dje u raportua se ajo është në lidhje me një biznesmen nga Nigeria, i dyshuar për skema mashtrimi e shpëlarje parash, disa vite më i moshuar sesa ish-miss Kosova.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.