Reperi gjilanas, Blleki prej më shumë se katër muajsh u zhduk nga jeta publike dhe gjatë kësaj kohë nuk postoi asgjë në rrjetet sociale.
Jo zyrtarisht u tha se arsyeja është arrestimi i tij nga policia për posedim të substancave narkotike.
Nuk dihet nëse i ka lënë prapa tërësisht problemet me drejtësinë por një gjë është e sigurte ai ka rifituar lirinë.
Këtë e ka lënë të kuptohet përmes rrjeteve sociale ku ka postuar pas daljes nga burgu, ku qëndroi për disa muaj këtë radhë duke sqaruar edhe raportin me PINT pas fshirjes së disa projekteve të tij nga kanali zyrtar i label-it.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.