Kombinimi i melodisë dhe tekstit me video-klipin jo gjithmonë është i sinkronizuar. Por, s’është as diçka e paarritshme. E “Benzo” e XEX ua mundëson këtë. Ta përjetoni komoditetin e veturës ndërkohë që i shijoni tingujt e këngës, dhe i këndoni asaj.
Nautilus Entertainment përveç video-klipit zyrtar për të gjithë adhuruesit e këngës “BEZNO” nga XEX, ka lansuar edhe klipin e veçantë 360 shkallë të kësaj kënge.
Me të vetmën ide, që ta përjetoni këngën në maksimum, ndërkohë që bëni “xhiro” në bregdetin shqiptar.
Në këngën “Benzo” me muzikë nga Nart Kelmendi dhe me tekst të vetë reperit, XEX, përshkruhet bukuria e femrës e kombinuar me bukurinë e veturës “BENZO”.
“Tu u sill me benzo unë po ndihna shumë high, tu u sill me benzo unë po ndihna shumë fly”, thotë ndër të tjera refreni i kësaj kënge. Ndërkohë, që nga sot audienca nën ritmin e këtij refreni e përjeton këngën edhe me videoklip 360 shkallë.
Gjithashtu, nga ekrani juaj e përjetoni edhe një “xhiro” me BENZO, në bregdetin shqiptar.
Kualiteti i lartë i xhirimit dhe mënyra e xhirimit Të këtij klipi ua ofron mundësinë që klipi të shikohet dhe me syze Virtual Reality.
“BENZO X MA RAHAT” mban titullin projekti i sjellur nga XEX i cili përmban dy këngë brenda një klipi.