Moderatorja sportive, Qëndresa Krelani, e njohur si Qeqa ka zbuluar se plazhi i saj i preferuar është Velipoja.
Ajo ka treguar se madje bën shaka me shoqet që duan pushime luksoze dhe se Dubain e saj e ka gjetur në Velipojë.
“Pavarësisht se kemi luksin të shkojmë dhe të jemi prezentë nëpër plazhet më luksoze të Shqipërisë unë jam modeste dhe për shembull kur isha tani, shkova në Velipojë. Kam qëndruar për 10 ditë dhe i ngacmoja shoqet e mia që pëlqejnë të shkojnë në Dubai.
Dhe unë iu them: “E kam gjetur Dubain tim dhe është ‘Velipaj’. Nuk kam qenë kurrë në Dubai sepse e kam gjetur vendin tim që e quaj Velipaj dhe është Velipoja”, është shprehur Qeqa.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.