Dikur një prej grupeve shumë aktive në skenën muzikore shqiptare, por që ka disa vite që grupi “Aurora” nuk kanë sjellë ndonjë këngë, qoftë audio apo edhe me videoklip.
Ata fare pak kanë qenë të pranishëm edhe nëpër media, por që sot në emisionin #gjesi në T7 dhanë shumë informacione.
Ata thanë që ka qenë vendim i tyre i marrë në vitin 2016 që deri në vitin 2020 nuk do të sjellin asnjë këngë të re.
“Ka qenë vendim që e kemi marrë dhe ne gjithmonë iu kemi qëndru mbrapa vendimeve tona. E kam këtu në telefon, mundesh me pa edhe ti” thotë Nazi.
Sipas tyre, e vetmja përpjekje për të prezantuar një prej këngëve të tyre, ka qenë festivali i RTSH-së, fituesi i të cilit e përfaqëson Shqipërinë në festivalin evropian të këngës Eurosong.
Nazi me këtë rast u shpreh se, edhe pse kishin aplikuar 3 vjet radhazi, pjesëmarrja e tyre ishte refuzuar nga drejtuesit e festivalit.
“Është hera e tretë që konkurrojmë në këtë festival, jo që ne mendojmë që është i mirë, po sepse kemi dëshirë ta prezantojmë Shqipërinë në Eurosong. Ju garantoj që kënga jonë është shumë më e mirë se të gjitha këngët që e kanë përfaqësuar Shqipërinë deri tash, përfshirë edhe këtë të fundit”, u shpreh ai duke iu referuar këngës së Arilena Arës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.