×
  • Show Time
  • Show Time

    Urimet e liderëve përmes fotografive me familje, kjo është fotografia që theu rekord

    Reporteri
    01 Janar 2022 | 8:46

    Liderët kosovarë kanë zgjedhur që ndërrimin e moteve ta urojnë përmes fotografive me familje. Një prej këtyre fotografive ka thyer rekord, duke marrë mbi 93 mijë pëlqime.

    Të gjithë politikanët e vendit kanë uruar Vitin e Ri përmes fotografive familjare. I pari që e postoi një të tillë bashkë me urim, ishte kryeministri Albin Kurti.

    Si rrallëherë, ai publikoi një fotografi bashkë me gruan, vajzën dhe prindërit e tij. Me këtë foto, ai ka marrë rreth 93 mijë pëlqime.

    “Me gjyshen dhe gjyshin, nga Lea, Rita dhe unë: Gëzuar 2022!”, ishte përshkrimi që Kurti ia vendosi kësaj fotografie.

    Një foto të tillë familjare e publikoi edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Në këtë fotografi, ajo ka marr rreth 10 mijë pëlqime.

    “Të jemi falenderues për familjet tona sot e çdo ditë, për dashurinë e përkrahjen e pakusht që na dhurojnë në çdo rrugëtim tonin! Gëzuar 2022 e urimet më të mira nga familja jonë. Shëndet, dashuri e shumë momente të lumtura për secilin prej jush. ? ?”, ka shkruar Osmani sipër kësaj fotografie.

    Edhe kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, uroi qytetarët bashkë me një foto me familje.

    “Nga shtëpia jonë tek e juaja, Gëzuar 2022”, shkroi Abdixhiku. Ai mori rreth 9 mijë pëlqime në këtë fotografi.

    Fotografi me familje për të uruar ndërrimin e motove publikoi edhe kreu i PDK’së, Memli Krasniqi.

    “Të dashur miq, Urime Vitin e Ri 2022, me dëshirat më të mira për ju dhe familjet tuaja!”, shkroi Krasniqi, sipër fotos ku numëron 4 mijë pëlqime.

    Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, publikoi gjithashtu fotografi me familjen e gjerë, duke ia bashkangjitur edhe urimin për Vitin e Ri.

    “Si familje ju urojmë një vit të mbarë! Faleminderit për urimet tuaja Gëzuar 2022”, ishte urimi i Haradinajt. 6 mijë pëlqime ka marrë Haradinaj me këtë foto.

    Fotografia familjare s’mungoi as nga kreu i AKR’së, Behgjet Pacolli. Ai në këtë foto ka marr mbi 9 mijë pëlqime.

    “Kudo që të jeni, sido që të festoni, ju uroj të gjithëve një mbrëmje të këndshme. Viti i ri ju dhuroftë të gjitha të mirat në botë. Unë jam mirë, kur ju jeni mirë. Nga familja ime tek familja juaj: Gëzuar Vitin e Ri 2022!”, ka shkruar Pacolli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!