×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “1 në 10 shqiptarë ushqehen vetëm një herë në ditë”

    Reporteri
    02 Maj 2019 | 13:28

    Kreu i opozitës, Lulzim Basha duke prezantuar platformën për zgjedhje të lira dhe të ndershme u shpreh se si pasojë e korrupsionit të shfrenuar të qeverisë Rama, 1 në 10 shqiptarë ushqehen vetëm 1 herë në ditë.


    “1/10 shqiptarë ushqehen një herë në ditë. Të gjithë këto, janë pasoja të korrupsionit të shfrenuar të një qeverie qe ka humbur çdo sens përgjegjësie.

    “Duhet të sanksionohet përmes një referendumi kombëtar çdo ndryshim kushtetues që do të bëjë themelin e transformimit rrënjësor të shtetit dhe demokracisë. Sot Shqipëria nuk ka as Parlament legjitim, as Qeveri legjitime, nuk ka shtet të së drejtës dhe pasojat e kësaj bien drejtpërdrejt mbi kurrizin e qytetarëve.

    500 metra nga ky vend, për herë të parë që nga Lufta e Kosovës, Policia përdori gaz lotsjellës brenda shtëpive ku flinin foshnjat, për t’i nxjerrë njerëzit nga shtëpitë e tyre, që nuk pranonin ta bënin këtë pa u shpronësuar përmes një procesi ligjor. Shkatërrimi i votës së lirë është themeli i mjerimit dhe papunësisë”, tha Basha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!