BE jep 15 milionë euro grante për bizneset e goditura nga pandemia

Teksa lufta me pandeminë COVID-19 vijon, Bashkimi Evropian i ka dhënë 15 milionë euro grante Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.


Delegacioni i BE përmes një postimi në rrjetet sociale, thekson se kjo shumë do të shkojë për bizneset e goditura nga pandemia. Ndërkohë, ambasadori Luigi Soreca thotë se kriza e koronavirusit është larg përfundimit.

Postimi:

Më shumë lajme të mira për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor!

15 milion Euro grante nga 🇪🇺 #BE për bizneset e goditura në vështirësi për të mbijetuar, 💪 forcimin e qëndrueshmërisë – dhe krijimin e kushteve për një rikuperim të qëndrueshëm.

“Kriza e COVID-19 është shumë larg përfundimit. Në botë dhe në Ballkanin Perëndimor. Komisioni Evropian 🇪🇺 dhuron një shtesë prej 15 milion € për rajonin. Bizneset e vogla dhe të mesme në Shqipëri 🇦🇱 së shpejti do të përfitojnë nga këto grante të Bashkimit Evropian 🇪🇺, përveç 230 milion € tashmë të alokuara për Shqipërinë dhe që po investohen aktualisht,” -shprehet ambasadori i Bashkimit Evropian Luigi Soreca.

Më shumë lajme të mira për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor!15…

Publiée par European Union in Albania sur Mardi 7 juillet 2020