×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Anijet shqiptare dhe amerikane manovra në brigjet e Shqipërisë

    Reporteri
    31 Mars 2021 | 12:43

    Dy anije patrullimi shqiptare dhe anija amerikane USS Monterey kanë bërë disa manovra detare të thjeshta në brigjet e Shqipërisë, në kuadër të një trajnimi.


    Ambasada e SHBA-së në vendin tonë ka nxjerrë foton duke shkruar se procedurat dhe manovrat janë në përputhje me standardet e NATO-s. Sipas ambasadës ky trajnim tregon rritjen e koordinimit dhe ndërveprimit dypalësh midis dy flotave.

    “| Foto e Ditës| Dy anije patrullimi shqiptare të klasës Iliria (ALS Oriku dhe ALS Lissus) dhe anija amerikane USS Monterey ekzekutojnë manovra detare të thjeshta dhe të përparuara në brigjet e Shqipërisë, duke kryer të gjitha procedurat dhe manovrat në përputhje me standardet e NATO-s.

    Ky trajnim tregon rritjen e koordinimit dhe ndërveprimit dypalësh midis dy flotave tona.

    “Përmes operacioneve dhe trajnimeve të tilla si ky, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj përmirësojnë marrëdhëniet ekzistuese të bashkëpunimit dhe ndërmarrin hapa të mëdhenj në ruajtjen e lidhjes jetike të rajonit me ekonominë globale”, tha Kapiteni i USSMonterey Joseph Baggett, CO”, shkruan ambasada.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!