×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arrestohen tre persona, 30 mijë euro për vrasjen e Jurgen Kurtit

    Reporteri
    26 Mars 2019 | 14:07

    Rreth 1 javë pas ekzekutimit të Jurgen Kurtit në Tiranë, policia ka arrestuar tre persona, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër person.

    Arrestimi i Elsi Levendi, 21-vjeç, Alesio Berberi, 33-vjeç, dhe Olsi Qalliaj, 22-vjeç, është kyer pasi akuzohen si bashkëpunëtorë në vrasjen e Kurtit, ndërsa burime të sigurta nga policia thonë se vrasja është kryer me pagesë. Për këtë rast janë kryer përgjime, nga të cilat është kapur edhe shifra e pagesës prej 30 mijë eurosh.

    Shkak për ekzekutimin e Jurgen Kurtit dyshohet se kanë qenë konfliktet e vjetra ku ishte përfshirë viktima, ndër të cilat edhe vrasja e Agim Arapajt në Durrës. Pas ekzekutimit të Kurtit djali i Arapajt, u shpall në kërkim, por në një komunikim për RTV ORA Dervis Arapaj mohoi të kishte lidhje me ngjarjen, ashtu siç deklaroi më parë edhe e ëma e tij.

    Arrestimi i 3 të akuzuarve është bërë gjatë mbrëmjes së të hënës në Tiranë. Ata kanë mohuar gjatë dëshmisë në polici të kenë patur lidhje me vrasjen.

    Policia sekuestroi një automjet që u ka shërbyer autorëve për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, si dhe dy makina të tjera luksoze. Gjithashtu u gjet dhe një armë zjarri “Pistoletë TT”, fishekë luftarakë, një sasi prej 2470 Euro e Lekë shqiptare, 13 aparate celular, si dhe një sasi e vogël lënde narkotike.

    Jurgen Kurti u ekzekutua me armë mbrëmjen e 18 Marsit, poshtë banesës së tij në kryeqytet. Kurti ishte një emër i njohur për policinë, pasi gjatë vitit 2016 dhe 2017 u përfol si autor i dyshuar në dy vrasje, të cilat më pas nuk u provuan dhe ai u la i lirë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!