×
  • Lajme
  • Shqipëria

    E tmerrshme: I riu shqiptar nxjerr armën dhe fillon të shtie në oborrin plot nxënës të shkollës

    Reporteri
    01 Qershor 2019 | 8:33

    Një rast i pazakontë terrorizmi ngjau dje në shkollën e mesme “Naim Frashëri” në Durrës.


    Një i ri, me emrin Serxho Spahiu, nxori armën dhe shtiu në ajër në mes të oborrit të mbushur plot me nxënës.

    Rasti u bë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha në faqen e tij në Facebook.

    Ai publikoi videon e regjistruar nga një telefon, ku duket djali i veshur me kostum sportiv, teksa nxjerr armën, e ngre lart drejt qiellit dhe qëllon, ndërsa më pas largohet me shpejtësi.

    Video duket të jetë kapur rastësisht nga një nxënës që po bënte story për Instagram.

    Nxënësit e mbledhur duket se janë në vitin e tretë pra, të fundit, të shkollës së mesme.

    https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/358859864766710/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!