×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gazetari konfirmon: Në makinën e prokurorit u gjetën kopje të dosjeve të tokave në Lalëz

    Reporteri
    08 Nëntor 2019 | 8:19

    Prej më shumë se dy ditësh në media kanë qarkulluar deklarata të ndryshme, mbi dokumentet që u gjetën në makinën e prokurorit Ndoja.


    Këtë të enjte në emisionin opinion, gazetari Spartak Koka është shprehur se tashmë është e konfirmuar se në makinën e prokurorit janë gjetur kopje të dosjes së plotë hetimore mbi çështjet e tjetërsimit të pronave në zonën e Lalëzit dhe Kepit të Rodonit, përfshi këtu dhe material mbi dosjen e gjyqtarit të vrarë Skerdilajd Konomi.

    Koka: Konfirmohet zyrtarisht se në automjetin, atë që diskutuam edhe para dy netësh..janë gjetur në makinën e prokurorit Ndoja fotokopje e plotë e dosjes hetimore të prokurorit Afrim Shehu, aktet ekspertimit të cilat u vodhën vitin e kaluar në maj dhe për të cilën u arrestuan më 25 tetor të këtij viti 18 persona të akuzuar për veprën penale të mashtrimit…është konfirmuar zyrtarisht. Dosja hetimore e prokurorit Afrim Shehu është e plotë sot në prokurorinë e Durrësit..fotokopja mund të merret edhe nga një avokat i një prej personave të arrestuar më 25 tetor të këtij viti…janë 18 persona të arrestuar që akuzohen për tjetërsimit 68 mijë metra katrorë tokë në Kepin e Rodonit. Konfirmohet po ashtu edhe pjesa tjetër që ka dokumente të tjera të cilat lidhen me ekstrakte pronash..nga pronat e familjares së gjyqtarit të ndjerë Skerdilajd Konomi, harta, akt ekspertimet dhe dokumente trashëgimie.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!