×
  • Lajme
  • Shqipëria

    I gjithë fshati në ndjekje të shqiptarit që vrau vëllanë, momenti tronditës kur nëna e thërret

    Reporteri
    30 Prill 2021 | 15:44

    Një 26-vjeçar që vuan nga probleme të shëndetin mendor, u arrestua pak më parë, pasi dyshohet se vrau vëllain e tij me thikë.


    Top Channel ka siguruar videon, ku forcat e policisë dhe banorët e fshatit kërkojnë 26-vjeçarin. Djemtë e fshatit duken teksa “kacavirren” nëpër mure për të parë nëse ndodhet në shtëpinë e braktisur aty pranë.

    Ndërkohë dëgjohet nëna e djalit. E tronditur nga humbja e djalit të vogël dhe e shqetësuar për shëndetit e djalit të madh, ajo dëgjohet t’i thotë: “Shihe mamin djali im, hajde”.

    Ndërkohë i kërkon policit që t’i japin ushqim dhe ta çojnë në spital, teksa ai i siguron që “nga policia nuk e prek kush me dorë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!