×
  • Lajme
  • Shqipëria

    I karantinuar në shtëpi, Rama zbulon si po e shtyn kohën: Kam nisur yoga-n, po mbaj edhe agjerim

    Reporteri
    14 Mars 2020 | 13:41

    Kryeministri Edi Rama u ka sugjeruar shqiptarëve dy receta se si t’i kalojnë ditët e izolimit brenda në shtëpi, në këtë periudhë të pazakontë për vendin, nga frika e koronavirusit.


    Në komunikimin e tij virtual me ndjekësit në Facebook, Rama tregoi si po e kalonte ai ditën e tij në shtëpinë në Surrel.

    “Po ju tregoj një nga gjërat që po bëj, ushtrime frymëmarrje joga të thjeshta e ushqim vetëm brenda 8 orëve, agjerim 16 orë, e kam me provë është super për trupin e mendjen. Më e mria do bëhet me besim e durim”, tha Rama.

    Duke theksuar se kjo është një luftë reale me një armik që ka sulmuar mbarë botën, Rama ka treguar edhe se ku e ka bërë ai zborin kur ishte i ri, teksa tha se kjo jetë e re për shqiptarët nuk është aspak si ato stërvitjet ushtarake gjatë zborit.

    “Që ta ndajmë mendje mirë miq, kjo jeta e re që sapo ka nisur s’është si ato stërvitjet ushtarake në kohën e zborit që na zgjonin me sirena ne 3 te mengjesitme alarm false per agresionin anglo amerikan, une te pakten andej e kam bere zborin, kodrave të Mamurrasit, për të rrezuar me karabinat tona avionët bombardues të imperializmit. Jo, jo kjo është një luftë e vërtete me një armik të vërtetë që ka sulmuar mbarë njerëzimin e ka aftësinë të godasë në mënyrë të frikshme sistemet mbrojtës shendetësor pa dallim sado i zhvilluar të jetë nje vend”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!