×
  • Lajme
  • Shqipëria

    I pakënaqur me vendimin e Gjykatës, babai i Klodian Rashës: Krimineli mori rolin e viktimës

    Reporteri
    14 Korrik 2021 | 15:28

    Qazim Rasha, babai i të ndjetit Klodian Rasha, ka folur për median pas përfundimit të seancës, ku autori i ngjarjes Nevaldo Hajdaraj u dënua me 10 vite burg.

    Babai i Klodianit është shprehur i indinjuar dhe i pakënaqur nga vendimi i Gjykatës. Ai tha se nuk ishte vendosur dejtësi për djalin e tij, teksa tha se krimineli mori rolin e viktimës.

    “Dua tju falënderoj ju nga zemra për punën fisnike që keni kryer që nga dita e parë deri tek dita e sotme. Ardhja ime që nga dita e parë ka qenë jo krejt pa domethënie. Ishte një makabritet që e kreu një sekt. Ai për të cilin paguan taksa, një lloj huligani, padrejtësisht vret një djalë i ri në rrugicën e shtëpisë së vetë. Pavarësisht alibisë, ngjarjes, tragjedisë, arriti deri aty sa viktima të marrë pozicionin e kriminelit dhe krimineli me petkun e viktimës. Është një ngjarje që ka tronditur jo vetëm themelet e familjes sime, por të barë shoqërisë, por edhe shtetit.

    Si mund ta quash drejtësi, kur çdo gjë është e qartë dhe me një të rënë të lapsit i jep gjykimin e shkurtuar. Mendoj dhe besoj tek drejtësia e re që po ngrihet. Unë e kam kërkuar drejtësinë që ditën e parë, por me këtë lloj drejtësie nuk besoj se mund ta gjej as unë, askush”, tha ai ndër të tjera.

    Kujtojmë që Klodian Rasha u vra më 8 dhjetor të 2020 nga ish-efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj, pasi i ndjeri po lëvizte jashtë orës së karantinës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!