×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kamioni shtyp minatorin në minierën e Qafë Barit në Fushë Arrëz

    Reporteri
    18 Gusht 2021 | 20:32

    Një punëtor 20-vjeç ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti pasditen e sotme në minierën e Qafë Barit në Fushë Arrëz.


    Drejtori i Repartit të Inspektim dhe Shpëtimit në Miniera Rrapush Tola tha për Abcnews.al se ngjarja ka qenë aksidentale.

    “Një kamion në hyrje të galerisë ka shtypur një punonjës” tha Tola.

    Grupi hetimor dhe policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!