×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kjo është axhenda e Samitit Brdo-Brijunit që mbahet në Tiranë

    Reporteri
    08 Maj 2019 | 19:47

    Sot dhe nesër do të zhvillohet në Tiranë Samiti i Brdo-Brijunit me pjesëmarrjen e udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor i organizuar nga presidenti shqiptar Ilir Meta.


    Të ftuarit janë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç, Presidenti i Maqedonisë së Veriut Gjorge Ivanov, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe anëtarët e Kryesisë së Presidencës së Bosnje-Hercegovinës Milorad Dodik, Shefik Xhaferoviç dhe Zheljko Komshiç.

    Duke qenë se ky samit përkon më Javën e Europës, të ftuar nderi janë edhe shefja e politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini dhe Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda.

    Samiti synon të përçojë një mesazh të rëndësishëm politik lidhur me aspiratën e përbashkët të vendeve të rajonit për t’u integruar në Bashkimin Europian, shkruan shqiptarja.com.

    Kjo nismë, e nisur që në vitin 2010, ka shërbyer si forum i rëndësishëm i nivelit më të lartë politik për nxitjen e dialogut, bashkëpunimit, forcimit të sigurisë dhe stabilitetit, dhe mbështetjen e proceseve europiane dhe euroatlantike të të gjitha vendeve të rajonit.

    Axhenda e samitit:

    E enjte, 9 maj 2019
    Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes
    09:00 – 09:20 Mbërritja e kryetarëve të delegacioneve dhe miqve të nderit

    Liderët priten nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, Presidentja e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic dhe Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor.
    09:20 – 09:30 Foto familjare
    09:30 – 11:30 Takimi plenar/ Moderohet nga Grabar-Kitarovic dhe Pahor. Fjala e hapjes nga organizatori i samitit, Ilir Meta
    11:40 – 12:10 Konferenca e përbashkët për shtyp

    President i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta
    Presidentja e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar- Kitarović
    Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor
    Të ftuarit e nderit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!