×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Koronavirusi ia merr jetën Drejtorit të Kulturës në Librazhd

    Reporteri
    02 Dhjetor 2020 | 15:14

    Drejtori i Pallatit të Kulturës “Sadi Halili”, në Librazhd, Arianit Alliu ka humbur jetën nga Covid 19. Mësohet se 46-vjeçari prej dy javësh ndodhej në spitalin Infektiv në Tiranë, por nuk ka mundur që ta fitojë betejën me virusin e rrezikshëm.


    Artisti nga Librazhdi, ishte një nga figurat më të njohura dhe të dashura për të gjithë qytetin dhe më gjerë.

    Që në moshë të vogël, ai iu përkushtua skenës, kulturës, valles dhe artit të trevave të Librazhdit. Për kontributin dhe vlerat e çmueshme, i ishte besuar drejtimi i Pallatit të Kulturës, “Sadi Halili”.

    Alliu ka qenë pjesëmarrës në shumë festivale në Shqipëri, Diasporë, Ballkan, Europë deri në Azinë e largët, pjesëmarrës i festivalit të madh mbarëkombëtar “Këngë Jeho”, në Strugë në shtator 2020, ku fitoi çmimin e parë dhe mori medalje ari.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!