×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kryemadhi: Opozita po përgatitet për zgjedhjet parlamentare

    Reporteri
    27 Mars 2019 | 19:42

    Pak përpara se të niste mbledhjen me ish-grupin parlamentar të LSI-së në selinë e kësaj partie, kryetarja Monika Kryemadhi u ndal në një deklaratë të shkurtër për mediet, ku foli për protestën e ditës së nesërme nga opozita dhe mundësinë për zgjedhje të parakohshme në vend.


    “Shqipëria do të shkojë shumë shpejt në zgjedhje të parakohshme, duke iu dhënë shqiptarëve atë mundësi të munguar në 30 vite tranzicioni, pikërisht zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, tha Kryemadhi.

    Për këtë qëllim, sipas kreut të LSI-së, ishte edhe djegia e mandateve të opozitës, që “shkon në interesin publik”.

    “Kapja e shtetit ka sjellë varfërinë e shqiptarëve. Opozita po përgatitet për zgjedhjet parlamentare. Protesta e nesërme është një vazhdimësi e protestave të shqiptarëve, pasi çdo ditë që kalon, e thellon edhe më shumë krizën”, tha kryetarja e LSI-së, transmeton TCH.

    Kryemadhi deklaroi më tej se me të ardhur në pushtet, opozita e sotme do të rimëkëmbë ekonominë për të zgjidhur varfërinë, për të cilën protestojnë shqiptarët, sipas saj. Ajo përmendi edhe ngritjen e një grupi pune për “vettingun” e kandidatëve të rinj për deputetë nga LSI-ja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!