×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Miratohet rezultati i zgjedhjeve në qarkun e Kukësit, PD merr 2 mandate

    Reporteri
    01 Maj 2021 | 15:07

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ditën e sotme po bënë shqyrtimin dhe miratimin e disa prej tabelave të rezultatit të zgjedhjeve për votImet e 25 prillit.


    Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka vendosur miratimin e tabelës përfundimtare të rezultateve, në fjalën e tij pasi ka dëgjuar edhe shqyrtimin në lidhje me ndonjë ankimim të bërë nga subjektet dhe përfaqësuesit politik në qarkun e Kukësit.

    Në fjalën e tij Celibashi bën me dije se në këtë qark nga 3 deputetë përfaqësues 2 janë nga PD dhe një nga PS-ja.

    “Miratohet tabela e rezultateve për qarkun Kukës sipas lidhjes, miratimi për subjektet politike dhe për kandidatet për deputet në këtë qark. Po bëj me dije vetëm rezultatet për subjektin, në qarkun e Kukësit votuan 40894 zgjedhës, vota të pavlefshme dolën 2188. Në qark janë përfaqësues 3 deputetë, nga PD në Kukës e morën mandatin Flamur Hoxha dhe Isuf Çelaj, nga PS Genta Duraku”, ka thënë Celibashi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!