×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Nuk e pranuan si mësimdhënës, 33 vjeçari u vë flakën zyrave të drejtorisë së Arsimit në Fier

    Reporteri
    05 Mars 2021 | 17:47

    Indrit Alushaj 33 vjeç është identifikuar nga policia si personi që i vuri zjarrin me benzinë zyrës së Drejtorisë Arsimore të Fierit.


    Mësohet se ai ka mbaruar studimet për Histori Arti dhe kërkonte të punësohej si mësues në DAR, por përgjigjja negative nga DAR në Fier ka shkaktuar ‘hakmarrjen’e tij të rrezikshme.

    Fatmirësisht asnjë person nuk u lëndua nga flakët që përfshinë katin e dytë të godinës së zyrave të drejtorisë arsimore të Fierit. Forcat zjarrfikëse shkuan me shpejtësi për të shuar flakët.

    33 vjeçari është zbuluar nga kamerat e sigurisë që kanë kapur momentin teksa hidhte benzinën.

    Njoftimi nga Policia:

    Zbardhet ngjarja e ndodhur sot në Drejtorinë Arsimore Fier. Kapet në kohë rekord autori i cili i vuri zjarrin në katin e dytë të DAR Fier. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, falë punës së mirëorganizuar dhe veprimeve të shpejta profesionale, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen në kohë rekord të autorit të kësaj ngjarje, i cili për motive të dobëta, i ka vënë zjarrin katit të dytë të DAR Fier duke e spërkatur fillimisht me lëndë djegëse (benzinë).

    Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier autori, shtetasi I. A., 33 vjeç, banues në Fier, dhe po kryhen veprimet procedurale.

    *Tiranapost.al.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!