×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pranga ish-drejtorit të LSI në Shkodër dhe 11 të tjerëve, pjesë e skemës së fajdeve

    Reporteri
    14 Mars 2019 | 22:33

    Ish-kancelarë gjykate, policë dhe noterë, dhe ish-drejtori i LSI-së i Patentave në Shkodër, janë përfshirë në një skemë të fajdeve të zbuluar nga hetimet e nisura prej 25 janarit të 2018-ës nga Prokuroria e Shkodrës në sajë të referimeve nga policia e këtij qarku.


    Në skemë është provuar se janë të përfshirë 22 persona, 12 prej tyre kanë rënë në pranga, katër janë shpallur në kërkim, dhe tre janë pezulluar nga detyra dhe janë me masë detyrim paraqitje, mes të cilëve një polic dhe një notere.

    Me vendim gjykate janë arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Maranaj” 12 persona, 7 prej të cilëve ish-kancelarë në Gjykatën e Shkodrës.

    Sipas hetimeve të prokurorisë, është vërtetuar përfshirja e këtij grupi personash në veprimtarinë e organizuar të dhënies së huasë, jashtë sistemit bankar, të shumave të konsiderueshme të të ardhurave monetare.

    uatë janë dhënë me interesa shumë të larta, që variojnë nga 3-20 % në javë nga ana e personave të implikuar.

    Përmes kësaj skeme, të dyshuarit kanë përfituar pasuri të paluajtshme (toka, apartamente, dyqane), dhe automjete, të cilat i kanë kaluar në pronësi të tyre. Kjo, pasi kush nuk paguante borxhin, për 1 javë anëtarët e kësaj organizate kriminale, i merrnin makinat dhe pronat dhe i kalonin në emër të tyre, trasnmeton shqiptarja.com.

    Një specialist i zonës në komisariatin e Shkodrës, Ergys Lohja, është pezulluar nga detyra, bashke me noteren Valbona Hajdari dhe përgjegjësin e sektorit të Ndriçimit pranë Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Bashkinë e Shkodrës, A. S.

    Një person u arrestua pasi policia publikoi rezultatet e operacionit. Ish drejtori i LSI tek Patentat, Ilir Sokoli 38 vjeç banues në Shkodër, po udhëtonte në drejtim të Kosovës përmes pikës kufitare në Morinë, për tu larguar jashtë vendit.

    Ish drejtori i LSI tek Patentat, Ilir Sokoli

    Prokuroria thotë se me vendim të gjykatës është ushtruar kontroll në një numër të madh banesash, ku janë gjetur dhe sekuestruar një numër i madh automjetesh, vlera të konsiderueshme monetare, rreth 500.000 euro, aparate celularë dhe të tjera.

    Prokuroria ka bërë përgjime telefonike, ambientale, vëzhgime, të gjitha të legjitimuara nga Gjykata, prej nga është faktuar përfshirja e 22 personave në veprat penale “Ushtrim pa licencë i veprimtarisë bankare”, me pasoja të rënda, ne bashkëpunim, “Pastrim i produkteve të veprës penale”, “Shpërdorim detyre”, “Prodhim dhe Mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe municioneve” dhe “Moskallzim te krimit”.

    Të arrestuarit:

    1.Byrhan Alija 61 vjeç nga Shkodra

    2.Edi Memcaj, 33 vjeç nga Shkodra

    3.Adri Bala 22 vjeç nga Shkodra

    4.Artan Dragani 39 vjeç nga Shkodra

    5.Marjan Bregu 31 vjeç nga Shkodra

    6.Vinko Nikprelaj 37 vjeç lindur në Podgoric dhe banues në Shkodër

    7.Eduard Fusha, 38 vjeç nga Shkodra

    8.Elidon Qerimaj, 41 vjeç, nga Shkodra

    9.Pashko Vuksanlekaj, 54 vjeç nga Shkodra

    10.Lul Sylja, 48 vjeç nga Shkodra

    11.Naim Ahmetaj 52 vjeç lindur në Pukë dhe banues në Tiranë

    12.Ilir Sokoli 38 vjeç, banues në Shkodër

    U ekzekutua gjithashtu edhe masat e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre dhe ”Detyrim Paraqitje” për:

    1. V.H., nga Shkodra;

    2. A.S., nga Shkodra

    3. E.L., nga Shkodra.

    U sekuestruan

    – 238 600 Euro CASH

    – 272 400 dollare CASH

    – 414 000 Lekë

    – 510 Paund Britanik

    – 20 automejte transporti

    – 1 revolver,

    – 1 krëhër pistolete me fishekë

    – 1 armë gjahu pa leje

    – 5 kompjutera laptop

    – 50 celualarë

    – Dokumente, kontrata, akte dhe deklarata noteriale, për pasuri e transaksione financiare të dyshuara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!