×
  • Lajme
  • Shqipëria

    PS po zgjedh 61 kandidatët për kryebashkiak, emrat që po diskutohen

    Reporteri
    18 Mars 2019 | 20:38

    Prej muajsh Partia Socialiste ka nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.


    Pritshmëritë ishin që lista garuese e kandidatëve për kryetar bashkie të publikohej gjatë Kongresit të së shtunës. Por kryesia vendosi që këtë proces ta shtyjë pas kongresit.

    Sipas Top-Channel se kjo ka ndodhur për arsye të vijimit me sondazhet për disa qytete ku kjo forcë politike ka ende dilema për kandidatët.

    Bëhet fjalë për përzgjedhjen e kandidatëve në Shkodër, Durrës, Burrel, Berat dhe disa bashki të tjera.

    Ndërkohë të konfirmuar indirekt deri më tani për garën e 30 qershorit janë Erion Veliaj në Tiranë, Armando Subashi në Fier, Dritan Leli në Vlorë.

    Sakaq mësohet se në diskutim për të kandiduar në Kukës një bashki e djathtë socialistët pritet të hedhin në fushës betejës elektorale Safet Gjicin.

    Deputeti Pjerin Ndreu prej kohës ka nisur punën në Lezhë bashki, e cila mbahet nga LSI.

    Në bashkinë e djathtë si Pogradeci pritet kandimimi deputetit socialist Ilir Xhankolli.

    Një tjetër deputet socialist Ilir Ndraxhi është projektuar për bashkinë e Shijakut.

    Në garën për të fituar një tjetër bashki të djathtë si ajo e Vorës si favorit socialistët shikojnë ish perfektin e Tiranës deputeti Sadi Vorpsi.

    Për Gjirokastrën në garë për kandidim janë deputeti Flamur Golemi, Armand Hilaj kryetar qarku, Ornela Çuçi zëvendës ministre e Mjedisit dhe homologia e saj nga ministria e punëve të jashtme Artemisa Dralo.

    Për t’ja fituar demokratëve bashkinë e Kavajës i preferuari socialistëve është mjeku Arben Rrugia, i cili nuk e ka konfirmuar ende pëlqimin për të hyrë në garë.

    Për Prrenjasin socialistët do të garojnë me Nuri Belbën. Tropojën bashki e djathtë, do të tentojnë ta fitojnë me Rexh Biberajn. Tashmë në Elbasan ka nisur punën Glent Llatja për të zëvendësuar Qazim Sejdinin.

    Saranda me gjasë pritet t’i besohet Stefan Cipës ish zv/ministër i Brendshëm dhe ish drejtor i Burgjeve. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!