×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama në ditën e flamurit: I uroj festën Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij që sot nuk gjenden në shtëpi

    Reporteri
    28 Nëntor 2020 | 11:15

    Pas mbajtjes në Vlorë të ceremonisë së ngritjes së flamurit, ku presidenti i Republikës, kryeministri dhe kreu i Kuvendit vendosën kurora me lule në monumentin e pavarësisë, Edi Rama pati një prononcim për gazetarët.


    Ai u uroi ditën e flamutit të gjithë shqiptarëve e në veçanti tha se ua uron këtë ditë ish-presidentit Thaçi dhe bashkëluftëtarëve të tij.

    “Dëshiroj t’u uroj të gjithë shqiptarëve kudo që janë, këtë ditë të bekuar të flamurit tonë kombëtar, të Pavarësisë së Shqipërisë dhe njëkohësisht në këtë ditë që është edhe dita e lindjes së komandantit legjendar të Luftës Çlirimtare të Kosovës , dëshiroj t’i uroj festën e Pavarësisë dhe Ditën e Flamurit, Presidentit Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarëve të tij që sot nuk gjenden në shtëpi”, u shpreh kryeministri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!