×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rrugët e “vdekjes” në Shqipëri!

    Reporteri
    27 Mars 2019 | 13:04

    Mbi 64 pika të zeza numëron sot rrjeti rrugor shqiptar.


    E thënë ndryshe, zona me predispozitën më të lartë të aksidenteve rrugore.

    Në hartën e Shqipërisë, ndër rrugët më problematike janë: ajo në veri që lidh Tiranën me Shkodrën; autostrada Tiranë Durrës; aksi Thumanë Milot; ai Kuçovë- Berat dhe Qafë Thana.

    “Vetëm në vitin 2018, janë eliminuar pothuajse 31 pika të zeza, në të gjitha akset kombëtare të rëndësishme të vendit dhe gjatë vitit 2019 kemi parashikuar të paktën eliminimin e 19 pikave të tjera të zeza, segmente rrugorë që janë burim aksidentesh”, tha Sonila Qato, drejtore e Autoritetit Rrugor Shqiptar më 26 shkurt 2019.

    Drejtuesit e Ministrisë së Transportit dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar parashikojnë eliminimin e një pjese të këtyre pikave të zeza gjatë këtij viti, në kuadër edhe të strategjisë për rritjen e sigurisë rrugore në vend./a2

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!