×
  • Lajme
  • Shqipëria

    SHBA i ndalon hyrjen, ish-ministri i del në krah Sali Berishës

    Reporteri
    19 Maj 2021 | 18:47

    Ish-ministri i Shendetësisë, Tritan Shehu i ka dalë në mbështetje dhe ka folur me superlativa për ish-kryeministrin Sali Berisha, pasi SHBA e shpalli “non grata”.


    Sipas Shehut, Berisha ka qenë në këto 30 vite demokraci udhëheqësi më pro-amerikan që ka njohur.

    “Gjate gjithe periudhes 30 vjecare te demokracise ne vendin tone, merita dhe kontributi i mikut tim Sali Berisha, njeriu dhe udheheqesi me pro amerikan dhe pro perendimor qe kam njohur, kane qene e do te jene thelbesore dhe te padiskutueshme. Ky vizion properëndimor i tij na ka qartesuar ne perpjekjet tona per integrim, shoqeri te lire, drejtesi e mireqenie. Dhe do te jete e vlefshme deri ne arritjen e aspirates sone ‘e duam Shqiperine si gjithë Evropa’.”

    Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha kërkoi publikimin e fakteve, duke hedhur poshtë akuzat e ngritura nga DASH.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!